Site icon Telegrafi

Konkurs regjistrimi në UKO për brucoshat

Universiteti ‘Shën Klimenti Ohrid’-Manastir në vitin e fundit akademik shpall konkursin e 3.543 brucoshëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Rektorati i Universitetit të Manastirit informojnë se në vitin e parë do të mund të regjistrohen 2.040 studentë të rregulltë-kuotë shtetërore për studim, 790 studentë të rregullt me kofinansim studimi dhe 713 studentë të çrregullt.

Për vijimin dhe realizimin e konkursit, UKO formoi komision konkursi e cila do të vendos edhe për nevojën e zbatimit të afatit të regjistrimit plotësues në tre afatet e regjistrimit që do të realizohet në periudhën nga mesi i gushtit deri 20 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version