Telegrafi

Konkurs për vend pune në zyrën e Telegrafit në Maqedoni

Portali informativ Telegrafi, zyra në Maqedoni, shpall konkurs për vendin e punës: Gazetar

Kushtet:
-Të ketë përfunduar shkollimin e lartë (preferohet në gazetari)
-Të ketë përvojë pune në redakturë
-Të jetë njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe dhe maqedone
-Të njoh mirë gjuhën angleze
-Të jetë i shkathët dhe i shpejtë në përdorimin e programeve kompjuterike (Microsoft Office)
-Të njoh mirë tregun mediatik, vendor dhe të huaj
-Të jete punëtor serioz dhe i përgjegjshëm
-Të jetë i komunikueshëm dhe fleksibil
-Të jetë në gjendje të punojë edhe për fundjavë dhe jashtë orarit të përcaktuar(me kompenzim)

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre në:
venhar.ramadani@telegrafi.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Rreth nesh:
Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë dhe Tetovë, i themeluar në vitin 2006. Me një laramani temash nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, Portali Telegrafi shumë shpejtë u shndërrua në pikë referuese tek vizitorët shqiptar në internet.