Site icon Telegrafi

Konkurs për seminarin e trajnerëve për Licencë B të UEFA-s

Seminari i nivelit të programit të UEFA-s për trajner të futbollit për Licencë “B” fillon me datë 03. 11.2015 dhe përfundon me datë 20. 11. 2015.

Kriteret e nevojshme për aplikim për vijimin e seminarit/kursit për trajner të futbollit në nivelin e programit UEFA “B” janë:

Kërkesë me shkrim

Plotësim i aplikacionit për regjistrim

Dy fotografi

Certifikatë e lindjes

Vertetim nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore ( jo më të vjetër se gjashtë muaj).

Dëshmi që nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë veper penale.

Dëshmi mbi arsimimin (të paktën diploma e shkollës së mesme).

Dëshmi për së paku 5 vite përvojë pune si futbollist në cilëndo grupmoshë dhe kategori garash / apo të paktën dëshmi që ka udhëhequr një skuadër për një vit në cilëndo grupmoshë dhe kategori garash futbollistike në Republikën e Kosovës.

Mosha minimale e kandidatit 25 vjeç.

Për vijimin e seminarit për Licencë ‘’B’’ të UEFA-s do të pranohen gjithsejt 25 kandidatë të cilët kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.

Afati i fundit për aplikim është me datë 26.10. 2015 deri në ora 16h.

Kostoja e pagesës për vijimin e seminarit është 470 euro.

Kandidatët vetëm pasi të kenë marrë njoftimin nga FFK-ja se janë pranuar për vijimin e seminarit duhet obligativisht të realizojnë pagesën në Raiffaisen Bank në numrin e xhirollogarisë: 1501001008428907 dhe fletëpagesen ta dorëzojnë në FFK.

Exit mobile version