Site icon Telegrafi

Konkurs për punësimin e praktikantëve me kompensim në institucionet e Komunës së Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës

Sot është hapur konkursi për punësimin e praktikantëve me kompensim në institucionet lokale të Komunës së Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se për pozitën e praktikantëve janë të lira 105 pozita, ku kohëzgjatja e kësaj praktike do të jetë tre muaj dhe personat që përzgjodhën do të paguhen 170 euro çdo muaj.

Afati i fundit për aplikim do të jetë më 13 gusht të këtij viti, ku nevojitet një biografi personale (CV) dhe një letër motivuese.

“Praktikantët do të sistemohen sipas nevojës në institucionet dhe drejtoritë përkatëse në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme për të gjitha personat që aplikojnë janë: duhet të jenë banorë i Komunës së Mitrovicës, nxënës, student ose i/e diplomuar, e po ashtu vlerësohet njohja e gjuhëve te huaja.

Të drejtë për aplikim në këtë procedurë kanë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Mitrovicës nga mosha 16 deri në 24 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version