Site icon Telegrafi

Konkurs për punësim në Alibaba: Kushti i vetëm, duhet t’i përngjani yllit pornografik! (Foto)

Edhe atë hiq më pak se yllit pornografik japonez, Sora Aoi. Në konkursin për punësim thuhet se ajo do të punojë si “Specialiste në motivimin e programueseve”, kurse kandidatja duhet të ketë karakteristikat fizike të Sora Aoi, pasi që kjo do të ndihmojë punëtorët në një karrierë më të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Nga kandidatja po kërkohet që t’i ngacmojë meshkujt me shikim, në mënyrë që të frymëzohen zhvilluesit e programimit.

“Ajo do të duhet të mbaj një mbledhje në orët e hershme të mëngjesit dhe të bisedoj me punëtorët rreth rutinës së tyre të përditshme”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e kompanisë Alibaba.

Exit mobile version