Telegrafi

Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot do të shpall konkurs për pranimin e nxënësve në konvikte për nxënës në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017. Janë paraparë gjithsej 2.500 vende të lira në të gjitha konviktet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prioritet gjatë pranimit të nxënësve në konvikt, prioritet do të kenë nxënësit e regjistruar prej vitit të parë deri të katër në shkollën e mesme shtetërore Akademia sportive në Shkup dhe paralelet e disperzuara nga kjo shkollë në qytetet tjera të Maqedonisë.

Rezultatet e pranimit të konkursit në konviktet publike do të publikohen më së voni deri më 22 korrik të këtij viti. Kurse rezultatet për afatin e dytë do të shpallen më 31 gusht të vitit 2016. /Telegrafi/