Site icon Telegrafi

Konkurs për “Librin e Karantinës”

Ilustrim

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë, i fton autorët shqiptarë në një konkurs për krijimtarinë më të mirë nën titullin “Libri i Karantinës”.

Gjinia në konkurrim është në prozë dhe afati i fundit për të dorëzuar dorëshkrimin është 15 maji.

Fituesi do të jetë vetëm një. Do të gjykohet nga një juri me profesionistë të fushës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do t’i mundësojë botimin.

Exit mobile version