Qëllimi i konkursit është që të nxis kolumnistt e rinj të shprehin kreativitetin e tyre në temat “Gjuha e urrejtjes” dhe “Liria e të shprehurit”, por edhe të aktualizohet problemi i gjuhës së urrejtjes që mundohet të maskohet ose legjitimohet si liri e shprehjes.
Konkursi është i dedikuar për student, nxënës të shkollave të mesme, aktivist qytetar dhe të gjithë krijuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.
Kolumna me temën “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e të shprehurit” duhet të jetë në mes 2.000 dhe 5.000 karaktereve, ndërsa në to mund të futen edhe materiale audio – vizuale (video të shkurtra, ose ilustrime, karikatura, montazhe, gifte, e kështu me radhë).
Kolumnat (në rtf format) dhe materialet audio – vizuale (si „ataçment“), duhet të dërgohen në email adresën: slobodnamk@gmail.com deri me 01.06.2016.
Kolumnat do të vlerësohen nga juri e përbërë prej tre personave dhe do të shpërndahen çmime me vlerë parash si vijon:
– çmimi i parë (1 dhuratë – 7.000 den).
– çmimi i dytë (1 dhuratë – 5.000 den.)
– çmimi i tretë (1 dhuratë – 3.000 den.)
– për kolumnat tjera më të mira që do të publikohen (pesë dhurata nga – 1.000 den.).
Për tre kolumnistët më të mirë parashihet ndarje publike e dhuratave në të holla gjatë muajit qershor.
Të gjithë kolumnat e do të publikohen në ueb-faqen “Slobodna Makedonija” (slobodna.mk).
“Slobodna Makedonija” është iniciativë qytetare për promovim të lirisë së shprehjes, aktivizimit qytetar dhe të drejtat e njeriut.
Në ueb faqen e “Slobodna Makedonija” (slobodna.mk) publikohen edhe kolumna për tema aktuale shoqërore, kryesisht edhe kolumna, analiza, komente, intervista dhe lajme në lidhje me lirinë e të shprehurit.
Konkursi realizohet në kuadër të projektit ” Qasje për lirin e të shprehurit” nga fondacioni OJQ Infocenter dhe Qendra për zhvillimin e mediumeve, mundësuar me përkrahje të popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadër të Projektit të USAID-it për shoqëri qytetare të cilin e realizon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. /Telegrafi/