Bashkimi i shoqatave të udhëhequra nga Shoqata e infermiereve, teknikeve dhe akushereve (SHITA) – Për Ne, me rastin e “Javës ndërkombëtare të infermiereve” (5-12 maj), ka shpallur konkurs për “infermieren më të suksesshme dhe më njerëzore”.
Në këtë konkurs mund të paraqiten të gjithë infermieret, tekniket, dhe akusheret, përfshi infermieret në stomatologji, njofton Telegrafi Maqedoni.
Konkursi do të zgjatë deri më 24 prill, ndërsa për konkurentet do të vendosë komisioni, sipas kritereve të caktuara paraprakisht.
Kandidatet e përzgjedhura do të shpallen më 11 maj, 2018, në akademinë solemne, me rastin e “Ditës së infermiereve”.
Të interesuarat duhet të dorëzojnë një jetëshkrim të shkurtër, të kenë pjesëmarrje në misione njerëzore, ose të kenë kryer vepra njerëzore, fotografi, një ese me temë “Më njerëzoret dhe më të suksesshme për 2017-tën” (të arsyetohet pse ai, apo ajo është zgjidhja juaj). Të dhënat të dërgohen në zanas.zmsta@gmail.com. /Telegrafi/