Në kuadër të projektit ‘Së bashku për sukses: sipërmarrës të rinj, forcë shtytëse për marrëdhënie të mira ndëretnike’, financuar nga BE, sot në Shkup do të mbahet sesioni i parë informativ për konkursin e ndarjeve të granteve për mbështetje të sipërmarrësisë tek të rinjtë nga grupet etnike joshumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konkursi, siç informon Fondacioni PSM, fokusohet në dy tema prioritare: përmirësimi i kushteve për zhvillim të sipërmarrësisë dhe integrimi i sipërmarrësisë nga bashkësitë etnike joshumicë në programe për mbështetje dhe rrjetëzim.
Skema e granteve ka fond prej 2.882.271 denarëve, përderisa shuma maksimale për grant individual është 320.252 denarë. Grantet janë të hapura për organizata qytetare, me ç’rast planifikohet të aktivizohen së paku 18 organizata qytetare.
Propozim-projektet duhet të zgjasin jo më shumë se 6 muaj dhe të zbatohen në periudhën mars-gusht 2017. Informata rreth projektit do të ketë këto ditë për Tetovën, Manastir dhe Shtip. /Telegrafi/