Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë shpalli konkurs për zgjidhje të 12 kandidatëve të nominuar për udhëtim dhe shkollim 4 vjeçar në SHBA, në akademinë e udhëtimit ajror dhe akademinë “West Point”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për shancën unikale për qytetarët e Maqedonisë prej 17-23 vjet më shkollën e mesme të mbaruar, ose të cilët do të mund ta mbarojnë deri më 01.07.2017, të cilët e njohin mirë gjuhën angleze.
Kandidatët të cilët do të aplikojnë do të kalojnë nëpërmes testimit dhe intervistimit në Ministrinë e Mbrojtjes, mirëpo do të testohen edhe nga komisione të akademisë “West Point”. /Telegrafi/