Një moment turpërues është kapur me kamerë kur një aplikant për punë është filmuar duke mashtruar gjatë intervistës së realizuar me Skype, ku lëvizte buzët duke u shtirur kinse ai po i përgjigjet pyetjeve të bëra gjatë intervistës.
Ky klip bizar që së fundmi është publikuar në internet, shfaq një burrë nga India që lëvizte gojën – por jo edhe të sinkronizuar kur edhe dëgjoheshin fjalët, transmeton Telegrafi.
Ai fillon t’i përgjigjet pyetjeve, por punëdhënësi e vëren se diçka nuk është në rregull, dhe i kërkon të ndalet duke e pyetur nëse është ai që po i përgjigjet pyetjeve apo dikush tjetër.
Ajo çfarë e tradhtoi, është momenti kur punëdhënësi ia bëri një pyetje dhe ai në vend se të fillojë të përgjigjet nuk i lëviz buzët, ndërsa në prapavijë dëgjohet një zë i dikujt tjetër.
“Ndal, ndal. Mendoj se nuk po flet ti, dikush tjetër është duke e bërë e t’i thjesht po i lëviz buzët”, dëgjohet duke thënë punëdhënësi.
Por, kjo duket se nuk e vuri fare në siklet aplikantin i cili filloi të kruaj hundën duke mos dhënë asnjë shenjë pendimi – madje e ndërprenë lidhjen. /Telegrafi/