Edhe dy kandidatë të tjerë kanë aplikuar për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Listës së kandidatëve i janë shtuar Sali Bashota dhe Naser Sahiti, ndërsa deri në orën 15:30 kur do të mbyllet konkursi, pritet të aplikojnë edhe kandidatë të tjerë, transmeton “Epoka e re”.
Gjithashtu, në kandidim janë Lul Raka dhe Jusuf Musliu.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Senatit është zgjedhur edhe Komisioni profesional prej pesë anëtarëve: Tahir Arbneshi, Suzana Manxhuka, Musa Sahiti, Enver Hamiti dhe nga radhët e studentëve Fitim Rama. Ky Komision do ta bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve për rektor.