Telegrafi

Konkurrentja provokon anëtaren e jurisë, ia përmend filmat e saj “të veçantë” (Video)

Në skenë është ngjitur arkitektja Maria Santarella, e cila ka pasur një përplasje me një prej anëtaret e jurisë, Mara Venier.

Santarela ngjitej në skenë për herë të dytë, pasi kishte marrë pjesë në këtë konkurs edhe vitin e kaluar, ku sërish kishte pasur debate me Venier, përcjell Shekulli.

Konkurrentja i është drejtuar anëtares së jurisë, Venier, (një nga prezantueset më të njohura prej vitesh në Itali), duke i thënë se “në të kaluarën ti ke bërë ca filma të veçantë”. Kjo insinuatë ka mjaftuar që prezantuesja të ngrihet nga vendi dhe të shkojë drejt konkurrentes.

Mes dy grave nuk ka pasur përplasje fizike, por ofendimet dhe sharjet nuk kanë munguar.