Telegrafi

Konkurrentja për miss gabon rëndë, kur pyetet se cili është kryeqyteti i Anglisë (Video)

Gjatë një organizimi për zgjedhjen e miss-it, që është zhvilluar diku në Rumani, një konkurrente ka dhënë përgjigje krejtësisht të gabuar, kur është pyetur se cili është kryeqyteti i Anglisë.

Pasi u mendua gjatë, ajo ka thënë me bindje se është Rusia, transmeton Telegrafi.

Filmimi i montuar që mund ta shihni më poshtë, tregon gabimin e saj të rëndë, që më pas është shpërndarë në rrjetin social.

“Pasojat e Luftës së Ftohtë” si dhe “vetëm pak orë gjeografie dhe kjo modele do ishte e kompletuar” ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/