Telegrafi

Konkurrenti në “X Factor” rrëzohet keq prapa teksa këndonte përpara jurisë

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një konkurrent në X Factor në Britani, ra poshtë skenës teksa këndonte përpara jurisë.

Këngëtari Tommy Ludford, 20 vjeç, po performonte gjatë raundit të ‘talenteve’ të ITV gjatë ‘Sfidës me gjashtë karrige’, kur humbi bazën e tij dhe u rrëzua në mënyrë dramatike.

Momenti i rrëzimit e la Simon Cowell-in dhe gjyqtarët e tjerë me gojë hapur. Ishte prezantuesi i spektaklit, Dermot O’Leary, ai që nxitoi për ta ndihmuar Tommyn pas rënies, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë këngëtari u kthye në këmbët e tij vetëm pak çaste më vonë dhe triumfalisht ngriti një krah në ajër për të qetësuar audiencën e shqetësuar.

Ky klip u publikua në kanalin e X Factor në YouTube përpara episodit të sotëm.

Programi do të vazhdojë me fazën e ardhshme të spektaklit e njohur si “Faza e Vilave”, ku garuesit do të udhëtojnë në shtëpitë e gjyqtarëve për të kënduar për një vend në netët finale.

Ndër ata që shpreson që kualifikohet për në netët finale është vet Tommy, i cili tha se X Factor është një ëndërr për të.

Ai zgjodhi për të kënduar baladën “Dipping Biscuits” në paraqitjen e tij të fundit, teksa e shoqëronte veten me kitarë.

Ndërsa këndonte e luante në instrument njëkohësisht, gjatë ecjes prapa, ai u rrëzua në prapaskenën e koncertit, e cila kishte një gropë pas tij për shkak të formës “X” që ka skena.

Gjyqtarët e martuar Robbie Williams dhe Ayda Field u ngritën menjëherë dhe u përpoqën të shikojnë më mirë në gropën ku kishte rënë Tommy.

Gjyqtarët tjerë Louis Tomlinson dhe Simon Cowell ishin të shqetësuar në mënyrë të ngjashme, duke mbajtur duart e tyre në gojë ndërsa prisnin lajme mbi gjendjen e tij.

Ndërkohë prezantuesi Dermot O’Leary shkoi pas skenës me ekuipazhin për të kontrolluar Tommyn.

Megjithatë, gjendja e këngëtarit ishte e mirë me gjithë gjendjen shqetësuese të krijuar për audiencën dhe teleshikuesit nga ekrani. /Telegrafi/