Prishtina e pati nis kampionatin me vetëm dy sulmues tipik, përkatësisht me Berat Hysenin e Liridon Latifin, për çka Afrim Tovërlani në ndërkohë ishte detyruar ta merr në skuadrën e tij edhe Shend Kelmendin nga ekipi i juniorëve. Shkaku i mungesës së sulmuesve, Prishtina nuk ka mundur t’i shënoj më shumë sesa 15 gola gjatë sezonit pranveror, gjatë të cilit bardhekaltrit nuk ishin të fuqishëm, siç ishin viteve të kaluara.
Me vetëm dy gola të shënuar më shumë sesa ekipi i fundit i Superligës, Fushë Kosova, Prishtina pjesën e parë ka arrit ta mbyll duke u pozicionuar në vendin e katërt. Mirëpo, bardhekaltrit e kanë përforcuar goxha shumë repartin ofanziv gjatë këtij pushimi dimëror. Tani Prishtina i ka pesë sulmues, pa i llogaritur këtu Isuf Llumnicën e Gentrit Begollin, të cilët luajnë diç më mbrapa.
Me ardhjen e Shkëmbim Salihut nga Ferizaj dhe Kastriot Rexhës nga Trepça ’89, sulmi i Prishtinës është përforcuar dukshëm. Konkurrenca në këtë repart është rritur mjaft shumë, pasi shtatë lojtarët: Berat Hyseni, Liridon Latifi, Shkëmbin Salihu, Kastriot Rexha, Isuf Llumnica, Gentrit Begolli e Shend Kelmendi do të luftojnë për të zënë vend në formacionin bazë. /Arena/Telegrafi/