Telegrafi

Konkurrencë e madhe ndërmjet Kylie Jenner dhe Selena Gomez për fronin e femrës më të ndjekur në Instagram

(Foto: The Independent)

Kylie Jenner humbi titullin e gruas më të ndjekur në Instagram përkohësisht, ndërsa fronin e saj e mori Selena Gomez.

Këngëtarja dhe aktorja arriti 381 milionë ndjekës, derisa modelja dhe sipërmarrësja mbeti në 380 milionë.

Megjithatë, disa fansa të Selenas janë tërhequr dhe Kylie sërish udhëheqë (tash kur po e publikojmë artikullin) me disa qindra mijëra më shumë.

Në vitin 2019, këngëtarja ishte më e ndjekura në rrjetin e përmendur social, mirëpo u parakalua nga Ariana Grande dhe më pas nga modelja.

Por, ajo arriti të rikthehej në krye së paku përkohësisht, megjithatë është në garë të fortë për ta rimarrë primatin.

Selena ka thënë në të kaluarën për Vanity Fair se përpiqet të kalojë sa më pak kohë duke përdorur rrjetet sociale, pasi e konsideron humbje kohe. /Telegrafi/