Telegrafi

Konkurrencë e fortë për drejtor të ATK-së

Intervistimi i këtyre kandidatëve pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme.

Drejtori i tanishëm Naim Fetahu, gëzon mbështetjen e qeverisë dhe është emëruar në këtë pozita nga qeveria e Kosovës, pa konkurs. Ai ka qenë kryetar i degës së PDK-së, në Podujevë. Zgjedhja e tij provokoi reagimin e Zyrës Ndërkombëtare Civile, ICO, e cila kërkoi shpalljen e konkursit.

Ndërsa kandidati tjetër konkurrent dhe me përvojë në menaxhim është Shaqir Totaj, menaxher rajonal i Prizrenit. Ai me herët ka drejtuar Njësitin për Tatimpaguesit e Mëdhenj dhe gjatë kësaj kohe ky njësit ka arritur ti trefishojë të ardhurat për buxhet.

Edhe kandidatja tjetër me potencial Elmaz Pireva, ka pasur pozita të larta në ATK dhe së bashku me Shaqir Totajn, janë aty që nga themelimi i kësaj administrate. Momentalisht ajo është anëtare e bordit të Postë dhe Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/