Site icon Telegrafi

Konkurrenca, jashtë funksionit nga vitit 2013

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) vazhdon të jetë jashtë funksionit që nga viti 2013, kohë kjo kur anëtarëve të Bordit të këtij institucioni me rëndësi për vendin u ka skaduar mandati. Krijimi i konkurrencës së lirë të ekonomisë së tregut dhe mbrojtja e saj në Kosovë viteve të fundit është në rrezik. Avokati i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit dhe bizneseve, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dy vjet që është jofunksional.

Tash rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë janë në dorën e askujt.

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës nuk ka dhënë përgjigje lidhur me atë se në cilën datë Qeveria do t’i dërgojë në Kuvend emrat për miratim të anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

Janë rreth 15 zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës, të cilët po marrin paga pa kryer kurrfarë punësh. Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, që e mbikëqyr Autoritetin Kontraktues, thotë se nuk e di nëse ka pasur monopol në treg gjatë kohës sa nuk ka pasur Bord.

“A ka pasur apo jo pozitë monopolistike, ologopolistike ose konkurrencë jo fer pikërisht duhet atë ta konstatojë ky Autoritet dhe mungesa e tij ka ndoshta tri vjet që është tërësisht e paarsyeshme dhe duhet të tejkalohet”, ka thënë deputeti i LDK-së. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version