Telegrafi

Konkurrenca e femrave: Mabetex dhe Bashkimi në finale

(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Në sfidën e parë, Mabetex Prishtina pa shumë vështirësi dhe ashtu siç është pritur ka mundur Trepçën me rezultat 93-26.

Vashat prishtinase janë fituese aktuale të Kupës, derisa në finale do të përballen me Bashkimin, që ka mundur Penzën me rezultat 96-54.

Kështu në finale do të takohen dy skuadrat më të mira për momentin në basketbollin e femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 15 shkurt nga ora 17:30 në Rahovec, aty për pesë ditë me radhë do të mbahet Final 8.

Rezultatet

Mabetex Prishtina – Trepça (93-26)

Bashkimi – Penza (96-54)