J.Lo, këngëtaren dhe pjesëtaren e jurisë në emisionin e famshëm American Idol, të enjten gjatë xhirimeve e kanë kapluar emocionet.
Njëra nga garueset, La’Porsha Renae, përpara interpretimit të këngës së Mary J Blige “No More Drama” me të gjithë e ka ndarë historinë e saj në lidhje me marrëdhënien me ish dashnorin e saj, dhunuesin me të cilin ka shkëputur raportin pak para fillimit të këtij emisioni.
Deri në fund të këngës, edhe Jennifer edhe La’Porsha ishin duke qajtur. J.Lo pas këtij interpretimi, e ka inkurajuar garuesen me fjalët: “Nevojitet shumë forcë për të kapërcyer këto gjëra në jetë, e dashur. Unë e di,.. të gjithë e dinë – ne të gjithë kemi kaluar nëpër kësi gjërash, e kupton? Sinqerisht, ti je frymëzimi i vërtet – kjo ishte tejet e bukur … Faleminderit për këtë moment”.
Performancën e saj prekëse mund ta shihni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=6l-Lpth8OAU