Foshnjat janë të ndjeshme ndaj infeksioneve të syve
Kur bëhet fjalë për infeksionin e syve te bebet, më parë duhet t’i përgjigjemi pyetjes – çfarë është konjunktiviti?
Konjunktiviti është inflamacion i mukozës së syrit mbi mollëzën e syve dhe brenda kapakut të syve.
Infeksioni është i zakonshëm te bebet dhe ndodh lehtë, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë te fëmijët mund të zhvillohet konjunktiviti nga ftohja. Duhet dalluar:
1. Konjunktivitin virusal
2. Konjunktivitin bakterial
Konjunktiviti virusal është shumë i infektiv, ndërsa ai bakterial jo.
Nuk mund të konstatohet gjithherë me siguri cili është shkaktari i shfaqjes së këtij infeksioni të syve. Ndonjëherë alergjitë mund të shkaktojnë probleme të ngjashme te bebet.
Simptoma e konjunktivitit:
1. Simptoma e parë më e qartë është skuqja e syrit.
2. Syri gjithashtu mund të duket i përlotur.
3. Mund të shfaqet dhembje apo kruajtje.
4. Ndonjëherë një rrjedhje ngjitëse e gjelbër shfaqet në syrin e fëmijës suaj.
5. Lëkura rreth syve mund të duket e ënjtur.
Te të dy këto lloje konjunktiviti mund të përfshijnë vetëm njërin apo të dy sytë.
Trajtimi i konjuktivitit
Përpara se të vizitoni mjekun, për shkak se çdo infeksion i syrit e kërkon këtë, fillimisht mund të fshini butësisht zonën rreth syrit me një tretësirë të kripur.
Mbani jastëkët e syve, si dhe duart tuaja të pastra ndërsa e bëni këtë dhe përdorni gjithmonë një jastëk të veçantë për secilin sy.
Është një nga këshillat më efektive, e cila sigurisht që nuk mund të bëjë asnjë dëm dhe do të lehtësojë ndjenjën e pakëndshme të bebes.
Pas kësaj, konsultohuni me mjekun tuaj të zgjedhur, sepse ai do të vlerësojë se çfarë duhet të aplikohet më pas në trajtimin e këtij infeksioni të syrit. /Telegrafi/