Site icon Telegrafi

Konjufcës i parashkruhet vepra penale për pengim të personit zyrtar

Kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i personave zyrtar”, në gjykimin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit  të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Për këto veprime, Konjufca akuzohet për dy vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Mirëpo, në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj tij, gjykatësja e rastit Edita Çanta, bëri të ditur se ekzistojnë rrethana që pengojnë ndjekjen penale për pikën e dytë të aktakuzës, pra për veprën penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Pasi që për këtë vepër penale është paraparë dënim me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet dhe ndjekja penale për këtë vepër ka filluar me 10 gusht të vitit 2016 dhe që nga kjo kohë ka kaluar dyfishi i ndjekjes penale, andaj gjykata do të merr aktgjykim në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor për këtë vepër penale”, tha gjykatësja Çanta.

Lidhur me këtë, prokurori Besart Mustafa nuk pati ndonjë koment.

Exit mobile version