Pikëlluese e zhgënjyese e ka quajtur Glauk Konjufca, zhdukjen e epruvetave të gjakut të Astrit Deharit.
Ai ka thënë se do të ishte tejet zhgënjyese nëse rasti i tij nuk do të shkonte deri në fund, nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shumë zhgënjyese, nëse nuk i shkojmë deri në fund, sepse atëherë po del, ju e thatë që ky rast vetëm drejtësi nuk është. Dhjetë momente mundesh me i kujtu që janë dështime, që kanë lidhje me mekanizmat shtetëror, prej policisë deri tek drejtësia, por që secila ka ngec, duke u kombinu me tjetrën, edhe kjo ta shton dyshimin”, deklaroi Konjufca në RTVD.
Sipas tij, duhet të bëhet analiza e saktë se si ka funksionuar ai institucion.
“Ai institucion në çdo sekond si ka funksionuar, kush e ka mbrojtë, a ka qenë i mbrojtur ai frigorifer ku kanë qenë epruvetat”, ka vijuar ai.
Tutje ai ka thënë se zhdukja e provave është interes i atyre të cilët sipas tij nuk dëshirojnë të dalë në pah e vërteta për vdekjen e Astrit Deharin.