Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se zgjedhja e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit është shumë dëshpëruese për popullin e Kosovës.
“Në krye të institucionit më të lartë të vendit u zgjodh sërish njeriu i cili është njëri prej arkitektëve kryesorë, që së bashku me Hashim Thaçin kanë bërë kapjen e shtetit”, tha Konjufca.