Site icon Telegrafi

Konjufca: Ushtria të bëhet tash

????????????????????????????????????

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet me referendum për të bërë transformimin e FSK-së.

Këto deklarime Konjufca i dha në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe Demarkacionit me Malin e Zi është zhvilluar betejë e madhe politike.

Veç tjerash shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes transformimin e FSK-së në ushtri, e quajti shpikje, pasi sipas tij ky nuk është projekt autentik i Presidentit Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Tre momente janë paksa të befasishme të kohës së fundit, kjo nëse do tenton me kuptu këtë Qeveri aktuale”.

“Është e befasueshme – disa politika që i ka radikalizuar Presidenti Thaçi. Çështjet kryesore kanë qenë Zajeddnica dhe Demarkacioni. Këtu është zhvilluar një betejë shumë e madhe politike. E zhvendosjen aktuale të tyre në tema të Gjykatës Speciale dhe ndërprerjes së dialogut e shpikjes së ushtrisë”.

”Ushtria e Kosovës është shpikje, sepse nuk ka qenë projekt autentik i Presidentit Thaçi. Nëse ai e bën me ligj, e ligji është në shpërputhje me Kushtetutën, unë jam me kalu guximin. Mos e akuzoni Vetëvendosjen që do të mbetet brenda kornizave të kësaj Kushtetute”, tha Konjufca.

”Duhet të anulohet Kushtetuta aktuale me referendum. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tha se këta kanë të drejtë. Mbledhen përfaqësuesit e popullit dhe Kushtetuta e Kosovës anulohet. Nëse duam të bëjmë një Kushtetutë të re atëherë duhet ta anulojmë këtë që e kemi”, tha ai.

”Vetëvendosje ka projekte më të gjera, për të realizuar, luftimin e korrupsionin, respektimin e institucioneve të vendit. Vetëvendosje kurrë nuk e redukton programin e vet politik për inatin e Hashim Thaçit”.

Konjufca shtoi po ashtu se nenet e projektligjit të FSK-së kanë disa lëshime një nga të cilat tha se është mos përcaktimi i kufijve të cilët ushtria e ardhshme do t’i mbronte ato pika.

”Pajtohem me pikën e parë të projektligjit të FSK-së. Ai shkruan, FSK- është ushtri e Kosovës. FSK është për ta mbrojtur sovranitetin. Por të tjerat nene kanë shumë lëshime e shumë defekte”.

”Në këto nene, nuk po përmendeshin kufijt. Nuk po përmendeshin pikat të cilat do të mbrohen kufijt e Kosovës. Në Gjykatën Kushtetuese ka të tillë që frikësohen se Presidenti Thaçi mund t’i shpëtoj”, tha ai.

Sa i përket Asociacionit, Konjufca tha sem aty ka pas kundërshtime me Gjykatën Kushtetuese.

Duke folur për Ushtrinë e Kosovës, Konjufca tha se {Vend me dy ushtri nuk ka. KFOR-i është ushtria e vërtetë e Kosovës. Tash kur të bëhet ushtria e Kosovës, KFOR-in jo ta përzëmë, por i përfundon mandati”.

”Kur ti e argumenton se forcimi i Kosovës nuk dëmton të tjerët, atëherë kjo për NATO-n është e mjaftueshme që të mos dal kundër ushtrisë së Kosovës. E rëndësishme është që t’i ndryshohet statusi FSK-së, atëherë ke mundësi të tjera për fuqizimin e Kosovës”, ka përfunduar Konjufca. /Klan Kosova/

Exit mobile version