Site icon Telegrafi

Konjufca uron Trumpin: Mezi pres të fillojmë punën me administratën e re amerikane

Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Donald Trump për rizgjedhjen e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konjufca në një postim në Facebook ka thënë se mezi pret që të fillojë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar më tej raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Lexo po ashtu Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera”, ka shkruar ai.

Kryeparlamentari ka shtuar se ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version