Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë.
Nëpërmjet mesazhit të tij, kryeparlamentari Konjufca uron për më shumë paqe, mbarësi, begati, tolerancë e respekt ndërnjerëzor.
“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. /Telegrafi/