Telegrafi

Konjufca uron Krishtlindjet: Qofshi të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se mesazhi i kësaj feste vendos në zemrat e njerëzve një dëshirë për t’i gëzuar edhe të tjerët.

“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë”.

“Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshi të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar kryeparlamentari.

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e Jezu Krishtit. /Telegrafi/