Site icon Telegrafi

Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit. Pasi ushtroi të drejtën e votës ai kërkoi që qytetarët sa më shumë të dalin dhe të votojnë.

Kryeparlamentari uroi që ky proces i raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të shkojë mirë dhe në mbrëmje të përmbyllet ndershëm dhe secili të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Sapo e shfrytëzova të drejtën demokratike e qytetare për të votuar kështu mendoj se duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës në mënyrë sa më masive meqenëse sot është vendimi për të zgjedhur kryetarët e komunave anë e mbarë Kosovës. Pra, në këtë pjesë të balotazhit do zgjedhën edhe më shumë kryetar komunash sesa që u zgjedhën në raundin e parë e para është që sa më shumë qytetar është e rëndësishme që të dalin në zgjedhje kurse e dyta është se urojmë që procesi zgjedhor të shkoj mbarë e mirë që mos të ketë parregullsi të për përmbyllet në mbrëmje në mënyrë të ndershme dhe fer dhe që pastaj secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi ai.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani në deri në orën 11:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë të drejtën e votës e kanë ushtruar 88 mijë e 622 qytetar apo rreth 7.22%. /Telegrafi/

Exit mobile version