Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në debatin për vlerat e UCK-së që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare, për siç ka thënë anshmërinë sa i përket krimeve të serbëve dhe ka qenë e zellshme të gjykojë krimet që kanë bërë shqiptarët.
“Kur është puna për krimet që kinse i ka kryer UÇK-ja, ndërkombëtarët udhëhiqen nga parimi ‘të gjendet gjilpëra në kashtë’ kurse sa i përket krimeve të Serbisë në Kosovë ata udhëhiqen prej principit ‘ujkun pe shoh por nuk po i shoh gjurmët askund’. Dëshmi ka me bollëk se kush ka kryer krime në Kosovë”, tha Konjufca.
Por, ai fajin kryesor ua lë institucioneve të vendit që nuk e kanë mbrojtur UÇK-në.