Telegrafi

Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së shtatë.

Mbledhja e cila pritet të mbahet të hënën, më 20 janar në ora 11:00, do të ketë në rend dite shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP.

Gjithashtu në rend ditë është edhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bëhet e ditur në njoftimin për medie të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, LDK ende insiston të kthej kryeparlamentarin.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka shprehur qëndrimin final të LDK-së që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë së tij.

“Nëse ju e keni kryeministrin, ne duhet ta kemi krye-parlamentarin. Për sa i përket çështjes së presidentit, ai s’do të jetë president i LDK-së por i Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Mustafa./Telegrafi/