Site icon Telegrafi

Konjufca: Terror i pashembullt i pushtetit mbi drejtësinë

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media tha se rasti i fundi i prokurorit Elez Blakaj tregon se po bëhet terror i pashembullt i pushtetit mbi drejtësinë në Kosovë.

Konjufca theksoi se çdo qytetar e ka ditë këtë, mirëpo kur opozita ka fol për kapjen e drejtësisë nga pushteti, atëherë partitë politike theksonin se kjo është një lojë politike.

Sipas tij, tash ka fol njeriu i drejtësisë dhe kjo siç tha ai tregon terrorin e pashembullt të pushtetit mbi drejtësinë.

Konjufca më tej theksoi se deklaratat e kryeministrit Haradinaj kundër Blakajt tingëllonin si telefonatat  kërcënuese që i ka pranuar Blakaj.

Ai tha se fjalori i Haradinajt tregon për vizion që ka ai për drejtësinë.

Sipas Konjufcës edhe deklaratat e prokurorit Blakaj për kryeprokurorin Aleksander Lumezi janë shqetësuese.

“Kurrë më nuk do t’i bëjmë thirrje drejtësisë me hetu diçka”, tha Konjufca, duke shtuar se vet Blakaj kishte thënë se s’ka pasur ku të ankohet.

“Tepër pikëlluese, po është e vërtetë”, tha Konjufca.

Sipas tij, edhe atyre që kanë pasur guxim t’i bëjnë disa hetime nuk iu është lënë vend në Kosovë.

“Duke pasur parasysh kërcënimin për familje krejt çfarë iu mbetet atyre është me ik prej Kosove”, u shpreh Konjufca.

“Në vend që kryeministri me ju bo mbështetje Blakajt, ai del e kërcënon…”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, ky pushtet duhet të rrëzohet dhe pa ikur këta persona nuk mund të ketë drejtësi. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version