Site icon Telegrafi

Konjufca: Telekomi është buzë falimentimit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës, tha se kompania është buzë të falimentimit.

Konjufca ka fajësuar ish-qeverisjen Thaçi për shkatërrim të Telekomit.

“Telekomi është në buzë të falimentimit. Nuk është një skenar i zakonshëm. Protagonisti kryesor ishte ish-kryeministri Hashim Thaçi, Rexhë Gjonbalaj dhe Syqyri Haxhaj. Një prej aseteve më të rëndësishme është abuzuar në mënyrën më të ligë. Mbingarkesat e punësimeve dhe zhvatjet e parave e kanë shtrirë kompaninë në tokë. Kompania që para disa viteve ka sjellë të ardhura, tash është duke falimentuar. Ne do t’ia paraqesim Kuvendit një rezolutë për këtë gjendje në Telekom”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version