Telegrafi

Konjufca takon ambasadorët e QUINT-it dhe shefat e BE-së dhe OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe atë të OSBE-së.

Në njoftimin nga Zyra për Informim e Kuvendit, thuhet se në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas. /Telegrafi/