Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila i kishte pritur në Kongresin Amerikan.
Konjufca ka thënë se me kongresisten Pelosi ka shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Po ashtu u bisedua edhe për rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.
“Takim tejet miqësor me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe miken e kahmotshme të Kosovës, zonjën Nancy Pelosi, e cila na mirëpriti në Kongresin Amerikan.
“Nënvizuam faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”.
“Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si Kongresistën Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Konjufca.