Telegrafi

Konjufca takohet me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Hakerup

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Nick Hakkerup.

Në takimin e Konjufcës dhe Hakkerup mediet u lejuan të marrin vetëm pamje, ndërkaq, pas takimit Zyra e Kryetarit të Kuvendit do të lëshojë komunikatë për medie.

Ministri danez për vizitë në Kosovë ishte edhe në dhjetor të vitit 2021.

Ai ishte në Kosovë për nënshkrimin e një letre pëlqimi për huazimin e 300 qelive të burgut për të burgosurit në Danimarkë. /Telegrafi/