Site icon Telegrafi

Konjufca: Do ta votojë ligjin për sponsorizime, vetë pse sportistët po mendojnë që është i mirë

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka deklaruar se do ta votojnë amendamentin e deputetit Bekim Haxhiu, por që nuk do të marrin përgjegjësi për keqpërdorimet kur ato të ndodhin.

Ai ka kritikuar pozitën për propagandën që është bërë se kush e ka kundërshtuar amendamentin e deputetit Haxhiu është kundër sportistëve. Ai ka thënë se kundër këtij amendamenti është Qeveria, pasi ministri i Financave Bedri Hamza ka qenë kundër tij.

Konjufca tha se do të ndodh lënia anash e sportit të Kosovës, pasi sipas tij korporatat e marrin në dorë sportin dhe Qeveria e ka justifikimin.

Ai tha se nëse do ta votojë këtë amendament do ta votojë vetëm se sportistët po mendojnë që është i mirë dhe që po iu ndihmon. /Telegrafi/

Exit mobile version