Site icon Telegrafi

Konjufca: Strategjia e PAN-it është t’i bindin deputetët veç e veç

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, ka theksuar se koalicioni PAN po e pengon qëllimisht themelimin e institucioneve të vendit.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se strategjia e këtij koalicioni është që të marrë sa më shumë kohë.

“Ata këtë po e bënë që t’iu qasen veç e veç deputetëve, që ata ua kanë mërsyer për tua ndërruar mendjen, për ta votuar kryetarin dhe Qeverinë Haradinaj.  Kjo është e papranueshme për standardet e demokracisë, sepse po mbahen peng institucionet. Ne dënojmë këtë praktikë, sepse kjo praktikë nuk duhet lënë  në një shtet që duhet thënë demokratik”, ka theksuar Konjufca.

Sipas tij, kompromisi që po ua kërkojnë koalicionit PAN, është që të mos e propozojnë një figurë, që prej shumicës prej së deputetëve është i papranueshëm.

“Nëse i pyesni deputetët e VV-së dhe LAA-së, thonë se Veseli nuk është i pranueshëm”, ka shtuar Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version