Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ushtruar të drejtën e tij të votimit.
Pas hedhjes së votës, Konjufca para mediave tha se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.
“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë. Do ta legjitimojmë pushtetin lokal në republikën tonë. Do të zgjedhim kryetarët e komunave dhe përbërjen e asamblesë për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Konjufca.
Kryeparlamentari theksoi se deri tash gjithçka ka shkuar mirë.
“Deri tash gjithçka ka shkuar mirë, urojmë që kështu të përmbyllet procesi”, tha Konjufca. /Telegrafi/