Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e ndërrimit të motmoteve ka uruar shëndet e mbarësi në familjet e tuaja.
“Ua uroj nga zemra Vitin e Ri! Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb”, ka shkruar Konjufca.
Tutje ai ka thënë se “natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë”.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo!”, ka përfunduar Konjufca.