Telegrafi

Konjufca: Qytetarët e Kosovës të trishtuar nga fatkeqësia që po përjeton SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur keqardhjen e tij dhe të qytetarëve të Kosovës me fatkeqësinë natyrore që po përjetojnë disa shtete të Amerikës.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë.

“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira. Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë. Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar  Konjufca.

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës./Telegrafi/