Site icon Telegrafi

Konjufca: Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle

 

Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle.

Ai në seancën plenare ka thënë se treni tregoi se mungesa e rendit në veri nuk ka qenë pengesë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mungesa e institucioneve të Kosovës atje tregon që ka qenë mungesë e vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe tashmë drejtuesit e institucioneve të Kosovës duhet të tregojnë pse nuk ka funksionuar ligji që nga viti 1999 në veri”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestron spektakle.

“Si është e mundshme që muri të mos hiqet e treni të ndalet, të ndalet një tren dhe të mos ndalen mallrat në Kosovë. Serbia ose ndalet e tëra ose nuk ndalet, këto që po i bëni janë spektakle dhe aventura krekosëse”, u shpreh shefi i Grupit parlamentar të VV-së.

Foto: Arkiv

Exit mobile version