Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se arrestimi i Nehat Thaçit ka shkaktuar një heshtje tek Qeveria e Kosovës.
Konjufca ka theksuar se përderisa Serbia arrestoi Nehat Thaçin, në Kosovë ministrat dhe zyrtarët vazhdonin të thonin sipas tij thënien e famshme “jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”
“Arrestimi i Nehat Thaçit është vajtim përgjërues i qeverisë për Bashkësinë Ndërkombëtare për të kërkuar ndihmë. Politika e gjynahit që po e aplikon qeveria jonë është jo produktive dhe e pa pranueshme. Serbia me çdo veprim të saj po na jep neve arsye të mjaftueshme për të aplikuar reprocitet, por qeveria jonë po i përgjigjet me nënshtrim”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se arrestimi i tij nuk është i rastësishëm.
“Edhe sa veprime të tilla duhet të ndodhin që qeveria jonë e papërgjegjshme të kuptojë se kjo Serbi nuk do të ndryshojë kurrë. Serbisë duhet të ja bëjmë të pamundshëm funksionimin e saj brenda Kosovës”, ka theksuar Konjufca.
Ai ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin se a ka qenë i informuar për udhëtimin e Nehat Thaçit nëpër Serbi.
Kojufca po ashtu ka thënë se si është e mundur që qeveria nuk e posedon një listë të të gjithë të akuzuarve që mund të arrestohen nëse kalojë nëpër Serbi./Telegrafi/