Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Chryssoula Aliferi.
“Konjufca falënderoi ambasadoren Aliferi për rolin e saj përgjatë mandatit si shefe e Zyrës Greke në avancimin e bashkëpunimit bilateral në projekte dhe fusha me interes të përbashkët. Ai po ashtu ritheksoi rëndësinë që do të kishte dhe vazhdon ta ketë njohja nga ana e shtetit grek për integrimin evropian dhe euroatlantik të shtetit tonë”, thuhet në njoftim.
Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë. /Telegrafi/