Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Mia Sydow Molleby, deputete në Parlamentin e Suedisë, Inguna Sudraba, ish-deputete e Parlamentit të Letonisë, njëherësh ish-Auditore e Përgjithshme dhe eksperte e SIGMA-s, si dhe Dag Levin Sparr, këshilltar i lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe zyrtar ndërlidhës për BE-në.
Deputetja suedeze Molleby e njoftoi kryetarin Konjufca në lidhje me bashkëpunimin e mirë me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Kuvendin, si dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të fondeve publike, thuhet në njoftimin e Kuvenduit.
“Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi rëndësinë e auditimit, falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre që të bartin te ne përvojat në këtë fushë”, thuhet tutje në komunikatë.
Në takim bëhet e ditur se morën pjesë edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme dhe Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm. /Telegrafi/