Site icon Telegrafi

Konjufca priti deputetë socialistë të Parlamentit Frankofon i Belgjikës

Dy deputetë socialistë të Parlamentit Frankofon të Belgjikës, Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme dhe Christophe Collignon, e kanë vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje, ku janë pritur nga shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se, Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, bashkë me anëtarin e Kryesisë, Sami Kurteshi dhe aktivistin Arben Fetai pritën një delegacion nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës, në përbërje të dy deputetëve socialistë, Jean-Charles Luperto, Zëvendës Kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme, dhe Christophe Collignon, Kryetari i PS i qytetit Huy.

Në takim u bisedua për rolin e emigracionit, situatën ekoniomike, papunësinë e madhe si dhe qëndrimet e Vetëvendosjes në lidhje me këto.

Deputetët socialistë u interesuan edhe për historikun dhe angazhimin e Lëvizjes. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në temat të cilat duke pasur orientim të majtë, kanë interesim të përbashkët, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version