Telegrafi

Konjufca pëson lëndim fizik, nuk do të paraqitet në punë për disa ditë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për disa ditë nuk do të paraqitet në vendin e punës, pasi ka pësuar lëndim të këmbës.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një deklarim për media të enjten.

“Kryetari i Kuvendit këto ditë nuk do të jetë në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore. Ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë ajo. /Telegrafi/