Site icon Telegrafi

Konjufca i përgjigjet akuzave të Molliqajt për SHIK-un

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i është përgjigjur, Dardan Molliqajt për pretendim e tij ku thotë se Konjufca ka qenë për një vit pjesë e Shërbimit Informativë të Kosovës (SHIK).

I pranoj pretendimet e Dardanit veç me një kusht, nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”, tha Konjufca.

Lexo po ashtu Molliqaj thotë se Glauk Konjufca një vit ka punuar për SHIK-un

“Një vit, Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish ka mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje… Mirë është me tregu vet, por ndash edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, ka theksuar Molliqaj.

Ndërsa, kryeparlementari Veseli ka ftuar të rikthehen në temë e që është projektligji për dialogun.

Exit mobile version